Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ka gjetur kaos në 2013 kur ka marrë qeverinë pasi kishte një mal me borxhe dhe gjithçka ishte kaos.

Në emisionin “Open”, Rama tha se kanë filluar reformën dhe sot janë 128 kantiere që punojnë, ndërsa thekson deklaratën e tij se në vitin 2022 do të ketë ujë të pijshëm në të gjitha qendrat urbane përveç Tiranës.

Rama: Ka një tendencë që thuhet se kur politikanët shkojnë në fushatë dhe kur vijnë nga opozita e bëjnë premtime, gënjejnë. Nuk është e vërtetë. Ka që i bëjnë KÇK, por në të shumtën e herës, opozita që synon të vijë në qeveri bën një plan dhe pastaj vjen në qeveri.

Ne vijmë në 2013 dhe gjejmë një histori tjetër nga ajo që lexohej nga jashtë. Gjejmë një mal me borxhe, gjejmë FMN-në që thotë ulni rrogat e pensionet se do falimentoni dhe detyrohemi të hyjmë në një kurs tjetër. Prandaj thonë fushata është poezi, qeveria është prozë.

Gjetëm kaos komplet në sektor, filluam reformën dhe sot që flasim, ne jemi në kushtet kur kemi 128 kantiere sot dhe ajo që unë kam thënë është që në 2022, do të kemi ujë të pijshëm në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë përveç Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA