24/05 15:52
Kapiteni Elseid Hysaj foli pas ndeshjes ku bëri një krahasim mes San Marinos dhe Andorës
“Ata ishin një skuadër si Andorra, u mbyllën shumë në mbrojtje. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë, edhe goditje këndi. Ishte e vështirë që të kombinonim me njëri-tjetrin. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, nuk pësuan gol për 70 minuta.”
Shqipëria, në rritje: “Kemi 6 pikë, jemi në lojë dhe besoj që jemi duke u rritur. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kjo skuadër ka shumë vlera.”
Top Channel