Dy trilionë dollarë/ Plani i Biden për infrastrukturën dhe punësimin

01/04/2021 13:24

Joe Biden bëri publik planin e tij mbi mbi 2 trilionë dollarësh  mbi punësimin dhe infrastrukturën.

Infrastruktura jonë po shkatërrohet“, tha presidenti gjatë një fjalimi në Pittsburgh, qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Pensilvanisë.”Do të krijojmë ekonominë më të fortë, më elastike dhe më novatore në botë”, u zotua ai duke treguar se plan ii vet ka për qëllim t’i vendosë Shtetet e Bashkuara në pozita të forta përballë konkurencës së Kinës.

Po zhvillojnë një konkurencë agresive. Kundërshtarët tanë janë të shqetësuar për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike. Rënia në Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së do të thotë se pjesa tjetër e botës po na afrohet me shpejtësi”, është shprehur Biden.

Sipas shifrave zyrtare ekonomia e SHBA-së u tkurr me 3.5% në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Plani i Biden parashikon që brenda një harku kohor prej tetë vitesh, të riparohen 32,000 kilometra rrugë, 10 ura me rëndësi ekonomike dhe 10,000 të vogla.

Po kështu do të hiqen tubacionet e rrezikshme me përmbajte plumbi në sistemet e ujit, do të përmirësohet ndjeshëm rrjeti elektrik i vendit, sigurohet qasje në internet me shpejtësi të lartë si dhe rikostruksioni i sistemeve të tranzitit. Duke folur për më shumë se gjysmë ore në një qendër trajnimi profesional në Pittsburgh, Biden tha se “jam i bindur që nëse veprojmë tani, pas 50 vitesh njerëzit do të shohin pas e të thonë: Ky ishte momenti që Amerika fitoi të ardhmen“.

Plani vjen menjëherë pasi miratimit nga Kongresi të një tjetër plani të Presidentit Biden, paketës së ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh për lehtësimin e pasojave të koronavirusit.

Top Channel