Dorëhiqet shefi i shëndetësisë/ Shifra false që Siçilia të mos shpallej zonë e kuqe

01/04/2021 20:45
Foto LaPresse - Guglielmo Mangiapane 30/11/17 Palermo ITA Politica Il presidente della regione Sicilia Nello Musumeci presenta la giunta di governo alla stampa Nella foto: Ruggero Razza, assessore alla sanità Photo LaPresse - Guglielmo Mangiapane 30/11/17 Palermo ITA News The press meet the members of the Sicilian govern In the picture: Ruggero Razza

Shefi i shëndetësisë në Sicili, dha dorëheqjen të enjten pasi u vendos në qendër të një hetimi në lidhje me fallsifikimin e shifrave të koronavirusit me qëllim evitimin e një izolimi strikt.

Sipas prokurorëve, që vunë një një numër personash në arrest shtëpie dhe shefin e shëndetësisë Ruggero Razza nën hetim, autoritetet e shëndetësisë në Sicili, kanë ulur numrin e rasteve të reja të koronavirusit dhe numrin e testeve të covidit, si pjesë e një plani për të evituar që rajoni të klasifikohej si një zonë e kuqe, me rrezik të lartë infektimi dhe si pasojë të vendosej në izolim të asHpër. Në fillim të tetorit, qeveria italiane vendosi një klasifikim me tre shkallë, një sistem me ngjyra, për të luftuar përhapjen e virusit.

Rajonet janë të ndarë në tre zona: të kuqe për ato me rrezik më të lartë, portokalli dhe të verdha. Në zonat e kuqe, njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore, blerje të gjërave të domosdoshme apo emergjenca. Në zonat portokalli dhe të verdha, kufizimet janë më pak të ashpra.

Qeveritë rajonale të Italisë i dërgojnë të dhëna Romës për shkallën e infektimit dhe numrin e viktimave, të cilat përdoren për të vendosur intensitetin e kufizimeve. Sipas hetuesve, raportimi i viktimave dhe rasteve të reja në Sicili, ishte i ndarë në kohë në mënyrë që të paraqiste një situatë më të mirë nga ajo reale. Vetë Razza ka mohuar akuzat por vendosi të jepte dorëheqjen në mënyrë që të evitoheshin polemika të tjera. Ai u regjistrua në një audio ndërsa diskutonte shifrat e viktimave me një zyrtar lokal të shëndetësisë dhe tha: Le ti shpërndajmë pak rastet në kohë”.

Top Channel