Bllokimi për gati një javë i kanalit të Suezit nga anija gjigande e mallrave Ever Given, erdhi me kosto të lartë për tregtinë botërore.
Kjo ndodhi ka nxitur përpjekje të reja ndërkombëtare për gjetjen e një alternative ndaj korridorit më të rëndësishëm të transportit detar në botë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara janë duke i rishikuar me kujdes tani projktet e mëhershme për ndërtimin e një kanali të ri përgjatë kufirit Egjipt-Izrael, pasi i kishin hedhur poshtë disa ide për një rrugë mes Irakut dhe Sirisë, e cila do të ishte edhe më e gjatë, edhe shumë e rrezikshme.
Bllokimi i kanalit të Suez vlerësohet të ketë kushtuar qindra miliona dollarë, duke u shndërruar njëkohësisht në kërcënim për zinxhirët jetikë të furnizimit të Europës nga Azia, që përfshijnë gjithçka, nga letrat higjenike e deri tek iPhonet. OKB-ja e kishte porositur që më parë një studim fizibiliteti nga kompania ndërkombëtare OFP Lariol, e cila vlerësonte se “Suez 2” mund të ndërtohej brenda pesë vjetësh.
Ai do të kalonte nëpër një vijë të drejtë nga Gjiri i Aqabas në Detin e Kuq. “Teknologjia ka avansuar ndjeshëm që nga koha kur u kryen gërmimet për kanalin fillestar në vitet 1850”, tha autori i studimit, Iver Shovel. Sipas tij, një tjetër alternativë që po merret në konsideratë është përdorimi i një kalimi të lashtë nga lumi Nil në detin e Kuq.
Top Channel