Debat për fletën e votimit/ PS kundër Celibashit: Rishiko vendimmarrjen, emrat e kandidatëve vonojnë procesin e votimit dhe numërimit

01/04/2021 12:22

KQZ ka nisur mbledhjen në të cilën pritet të miratohet fleta e votimit për betejën e 25 prillit.

Ndërkohë që dje kreu i KQZ propozoi modelin e fletës , përfaqësuesi i PS ka qenë kundër duke thënë ajo është e ngarkuar dhe nuk ndihmon procesin e votimit dhe as numërimin më pas.

Por sipas Celibashit fleta është në përputhje me kodin zgjedhor dhe megjithëse është e ngarkuar, sidomos në rastin e Tiranës është e qartë sipas tij.

Debati i plotë

Celibashi: Partitë janë njohur me projekt aktin, do kujtoja që vendimi për miratimin e fletës është në përputhje me kodin.

Pas vlerësimit të disa varianteve, kemi konsideruar si më të përshtatshme, në kuptim të kërkesave për lehtësi votimi qartësi votimi, ajo do përmbajë emrat e kandidatëve është më në përputhje.

Endira Bushati: Mbrëmë është shkelur ligji, që thotë lëvizja ndalohen nga ora 8 dhe shtetasit lejohen të qarkullohen për punë, dhe mbledhja e komisionit dje , është njoftuar për në orën 9 me një email të ardhur 20 e 45 dhe pavarësisht interesimit gjatë ditës nëse do kishte apo jo përveçse është e paligjshme mendoj që ne duhet të njihemi me vendimin e komisionit sepse informimi ishte vetëm përmes medias.

Kërkoj të njihemi me arsyetimin e vendimit të mbrëmshëm, se si përfaqësues e kisha të pamundur të merrja leje për 15 min dhe të vija këtu për të parashtruar ato çfarë kisha.

Për herë të tjera mbledhjet të kenë një afat të arsyeshëm dhe te zbatohet kuadri normative duke marrë parasysh kufizimet në lëvizje.

Celibashi: Komisioneri ka vlerësuar që të shqyrtojë pr akt që ka të bëjë me fletën e votimit dhe secili mund të ketë qasjen e tij.

Po thoja që ajo që ka propozuar komisioni është në përputhje me pikat e kodit, në përmbajtjen e fletës duhet të jetë për subjektin dhe kandidatin, pyetja është që nëse kandidati i është shënuar emër mbiemër ose me nr, a e përmbush këtë përcaktim të kodit apo jo. Unë them se respektimi i plotë i kodit në këtë moment na bën që të kemi si zgjidhje të parë është ajo që fleta të ketë emër dhe mbiemër, dhe kjo përforcohet nga neni 106 pika 1 sipas të cilit përcaktohet procedura e votimit, ku zgjedhësin hyn në dhomë dhe voton qartë preferencën, dhe fakti që në këtë pikë tregohet se si votohet domethenë se kandidati duhet të përfaqësohet me emër mbiemër.

Pra dhe kandidatët të përfaqësuar përveç subjektit, prandaj kemi vlerësuar që në fletën e votimit kjo shkon më përshtat dhe me interesin e votuesit që të jetë sa me e qartë. Në rastin e Tiranë ka shumë kandaidatë dhe mund të ketë shqetësim ne identifikim e tyre por ky është problem dhe po të jetë me nr për mua.

Nëse fleta do jetë me nr vetën ath , zgjedhësi edhe ne rastin më të mirë, do të duhet që dhomë të konsultojë nr që do jetë i shkruar në fletë me atë se Çfarë ne do vendosim në dhomën e fshehtësisë, se ndryshe votuesi do hyjë në dhomë, me nr në mendje dhe të dalë dhe pyesë nëse nr x është zgjdhja e tij. meraku që ne kemi, unë mendoj se ne rastin fletes me nr është e vështirë, kurse meemra është e qartë, megjthse ne rastin e Tiranës ka shumë, por të paktën është e qartë.

Salinanji nga PS : sa është nr i variantit

Celibashi: Diskutimi me nr dhe me emra dhe landscape. Nuk janë 3 të propozuara por të diskutuara

Salianji: Ju si komisioner keni paraqit 3 variante, nxjerrja e konkluzionit.

Celibashi: e thashë që kjo e fundit është më në përputhje me kodin dhe me ndihmuese për zgjedhësin.

Salianji: Pra janë në kundërshtim me ligjin dy të parat?

Celibashi: Ne vlerësojmë që variant i propozuar shkon në përputhje me kodin.

Salianji: të tre variante janë jo në kundërshtim me ligjin, pavarësisht ju zgjodhët një variant me mënyrën që thanë, ne kemi objektiv të votohet qartë dhe thjesht dhe të numërohet shpejt dhe ndershëm. Dhe që ta bësh këtë, fleta e duhet të mbajë hapësirën për votimin parapëlqyes që përcaktohet nga

Ju në këtë rast në varësi nga nr i subjekteve, duke marrë parasysh që informacioni të mos jetë i ngarkuar, që zgjedhësi të jetë i qartë.

Pra aty thuhet të jetë emri i subjektit dhe i kryetarit të tij, dhe e vetmja mënyrë që të realizohet një votim për subjekte dhe kandidatë është me nr, që votimi të jetë i thjeshtë dhe i qartë.

Tani për sa i përket kandidatëve , fushata ka nisur me nr , pse ndodh kjo, se nr e bën votimin e thjeshtë. besoj që ky proces lidhet me votimin , se di si mundet në numërim, të dalë i shpejtë dhe drejtë, dhe me numërimin e kësaj fletë edhe numëruesit e kanë të pamundur ta bëjnë

Me këtë vendimmarrje të sotme, i mohoni vëzhguesve të jenë pjesë e procesit. Prandaj rishikoni vendimin tuaj se nuk është për tifozllik, po për procesin.Se jemi dhe ne këtë kohë covid, askush s’do të mbajë radhë më këtë fletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA