24/05 15:52
Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso kërkon të rikthejë në krye të skuadrës Fatih Terim, i cili e ka drejtuar ekipin në sezonin 2000-2001.
Sipas mediave turke, kandidatura e trajnerit turk për stolin e skuadrës është propozuar direkt nga numri një i klubit vjollcë, i cili ka nisur personalisht bisedimet me 67-vjeçarin.
Terim është në krye të Galatasaray-t që nga viti 2017 dhe shpesh herë ka deklaruar se karrierën e tij do ta mbyllë pikërisht te gjigandët nga Stambolli.
Top Channel