Kryeministri Rama nuk i kurseu akuzat për deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha për vaksinat anti COVID, duke përhapur panik.
Rama tha se është e pafalshme që Basha nuk reagon për këto deklarata.
“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë?
Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Saliu thotë që vaksina të vdes. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve. Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve”, tha Rama nga takimi me fermerët në Rrogozhinë.
Top Channel