Ardian Çapja, gjyq në spital/ Prokurorët dhe gjykatësit zhvendosen te kardiologjia

01/04/2021 15:04

Edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe dy prokurorët e çështjes që kanë nën hetim Ardian Çapjan i ngjitën shkallet e spitalit nën shoqërinë e agjentëve të policisë që i kanë marrë në ruajtje.

Teksa ai kishte dale nga salla e operacionit, prokurorët rideklaruan implikimin e elbasanasit të përfolur në një krim të dyfishtë të kryer nëntë vite më parë. Mbasi Çapja u arrestua sipas një urdhri ndalimi të akuzës, gjykata e pranoi kërkesën për ta dërguar atë në paraburgim nën masën arrest me burg.

Dhoma ku mbahet Çapja , u kthye në një mini sallë gjykate ku palët dëgjuan qëndrimin e prokurorisë që e akuzon 53 vjeçarin se porositi vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit.

Në hyrje të spitalit , prania e medias ishte e shtuar dhe gjithashtu edhe e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Ervis Bardhi , i kthye në një dëshmitar drejtësie insiston se Çapjat e paguan së bashku me Olsi Lekën për të kryer ekzekutimin, teksa Gentjan Beqiri mbahej nën arrest shtëpiak për dyshimet se kishte vrarë Sokol Çapjan.

Por mbas kësaj dëshmie , gjykata e Elbasanit në dhjetor i la 4 muaj kohë prokurorisë që të plotësonte veprimet hetimore mes tyre edhe ballafaqimin dhe ripyetjen e një vargu personash , ku nuk mungonin dhe të afërmit e dy viktimave, në mënyrë që të provohet se ky ekzekutim ishte kërkuar nga Ardian Çapja.

Top Channel