Pentagoni do të paguajë grupin e teknologjisë Microsoft të manjatit Bill Gates, për ndërtimin e kokoreve të “realitetit të përforcuar” për ushtarët e tij, në bashkëpunim me grupin kompjuterik Azure.
Sipas kontratës së njoftuar dje, Microsoft do të përfitojë $21.88 miliardë për 10 vjet. Deri në 2018, ushtria e SHBA llogaritet se ka paguar Microsoft $480 milionë për krijimin e kokoreve të tilla me teknologjinë e vet HoloLens. Sipas kontratës së re, bazuar në rezultatet, Microsoft do të furnizojë me 120,000 kokore të tilla, të quajtura ‘Integrated Visual Augmented System’, ose shkurt IVAS.
IVAS und të projektoje para syve të ushtarit holograme me harta ose të dhëna të tjera asistuese, të japë vizion në errësirë ose informacion mbi objektivat, së bashku me të dhënat jetësore të vetë ushtarit që e mban.
Microsoft ka fituar dhe vitin e kaluar një kontratë $10 miliardë për shërbime kompjuterike nga ushtria, duke mundur rivalët Amazon e Google në konkurrim. Por prej atëherë Amazon ka ngritur një padi duke argumentuar se Presidenti Donald Trump ndërhyri për t’i dhënë marrëveshjen Microsoft.
Rrjeti Google është tërhequr nga një kontratë për inteligjencë artificiale me Pentagonin në 2019, pasi punonjësit folën hapur kundër aplikimit të teknologjisë në identifikimin e shënjestrës nga dronët raketorë.
Top Channel