Sulmoi zyrat e PS në Berat/ Procedohet autori, është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike

31/03/2021 15:33

Dhunuesi i një prej zyrave të PS në Berat është identifikuar dhe proceduar penalisht për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”.

Autori i ngjarjes është një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet Z.M., i cili është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike në Berat, Këze Muska.

Ai është identifikuar pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth kësaj zyre elektorale. Burime të brendshme nga PS e kanë cilësuar ngjarjes si “incident elektoral” dhe ngjarje të qëllimshme gjatë fushatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA