Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali Familja Kalaja në fshatin Hoxharë të Fierit, prej me shumë se një viti jeton me frikën e shembjes së shtëpisë.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, shtëpia ku jetojnë 7 pjesëtarët e kësaj familje, është thuajse e pabanueshme. Çatia është prishur, muret anësore kanë rënë, ndërsa tavani mbahet nga dy shtylla që ka vendosur kryefamiljari.
Ekspertët e vlerësimit të dëmeve e kanë klasifikuar shtëpinë të pabanueshme, por kryefamiljari nuk mund të dëmshpërblehet pasi nuk zotëron certifikatë pronësie, edhe pse tokën e ka trashëguar nga i ati.
Harrilla punon vetëm kur gjen ndonjë punë, ndërsa bashkëshortja e tij është me probleme shëndetësore. Të ardhurat e familjes janë vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat i përfitojnë nga ndihma ekonomike. Për të siguruar jetën e 3 fëmijëve te tij, ai kërkon ndihmën e shtetit që ti mundësojë një kontenier ku mund të strehohen familjarisht.
Top Channel