27/12 21:44
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020 ku thuhej se prioritet ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Kim thotë se për këtë prioritet SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, shoqërinë civile e qytetarët e rregullt.
STATUSI NGA YURI KIM
Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij përparësie.
Top Channel