Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut e qytetarët e zonës.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar opozitën, ku tha se kush i voton ata merr tramvajin e Tiranës.

Rama theksoi se programi i PD-së do ta kthejë vendin prapa në kohë.

“Për të gjithë ata që janë mësues, infermierë që janë në punë, ça duan tani ta kthejnë përsëri kohën? Ajo kohë që fëmijët donin të futeshin në degën që donin, por futeshin fëmijët e ministrave të biznesmenëve, ndërkohë tani hyrja në universitet vjen sipas meritës, vjen fëmija e çobanit në mal jep rezultatin që ka e hyn në universitetin më të mirë. Sot ishim në Vaun e Dejës, njëra anë ka 24 orë ujë e tjetra do të ketë për pak. Program brenda vitit 2022 do të jetë për të gjithë vendin. Doni të kthehet përsëri koha e vënies së fashave të energjisë elektrike? Ata duna t’i rikthejnë prapë, janë të paaftë komplet. Kush i voton ata merr tramvajin e Tiranës, ke tramvajin tek dera e të çon ku të duash ti s’erdhi tramvaji ka defekt të vjen nesër”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA