Kërkon heqjen e moratoriumit të gjuetisë/ Ja fotografia që tregon pasionin e kandidatit për deputet të PD, “gjuetari” me çifte në dorë

31/03/2021 15:52

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Eugen Isai kërkon heqjen e moratoriumit të gjuetisë, edhe pse gjahu është i ndaluar.

Kërkesën e ka bërë së bashku me Gazment Bardhin, i cili hodhi akuza ndaj qeverisë Rama se gjuetarët e Elbasanit janë ndaluar për 8 vite, ndërsa miqtë e pushtetarëve pretendon se “kanë bërë kërdinë”.

Gjuetarët e Elbasanit, si në gjithë vendin, janë ndaluar padrejtësisht për 8 vite teksa amatorët dhe miqtë e pushtetarëve kanë bërë kërdinë në faunën tonë. Profesionistët u penalizuan sepse mund të zbulonin parcelat me kanabis. Ne do ta korrigjojmë këtë arbitraritet menjëherë”, shkroi Bardhi.

Por personi që e kërkon heqjen e moratoriumit të gjuetisë është pikërisht ai që zbulon pasionin në rrjete sociale. Në një fotografi të publikuar para disa vitesh, vihet re se Eugen Isaj, teksa mban një çifte në krah ka pozuar me dhjetëra shpendë të vrara sipas makinës dhe shkruan: “Pasion që nuk shuhet kurrë.”

Lista e kandidatëve për deputet të PD-së në qarkun e Elbasanit drejtohet nga Gazment Bardhi, ndërsa i katërti renditet pikërisht Isaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA