Fitore tenistike e Belgjikës ndaj Bjellorusisë në grupin E me skuadrën e Roberto Martinez që la pas zhgënjimin e barazimit 1-1 ndaj Republikës Çeke duke fituar 8-0.
Edhe pse pa një pjesë të madhe të titullarëve të cilët ishin ulur në stol Belgjika dhuroi spektakël Heverlee, ku spikatën Trossard dhe Vanaken me nga dy gola, ndërsa shënuan edhe Batshuayi dhe Benteke.
Një gol i mesfushorit të Manchester United David James i mjaftoi Uellsit për të mposhtur minimalisht Republikën Çeke në ndeshjen tjetër të këtij grupi. Me rezultat tenistik fitoi edhe Holanda në transfertën ndaj Gjibraltarit. 0-7 për portokallinjtë të cilët morën suksesin e 2-të në grupin G kualifikues duke përfituar dhe nga hapi fals i Turqisë kryesuese për ta ngushtuar diferencën vetëm 1 pikë.
Në këtë ndeshje ku spikati Depay me dy gola ndërsa shënuan edhe emra me peshë si Wijnaldum, Van De Beek, Malen, Luke De Jong e Berghuis. Bëri harakiri Turqia që edhe pse ishte në avantazhin e dy golave barazoi 3-3 ndaj Letonisë në shtëpi, ndërsa një gol i Sorloth i mjaftoi Norvegjisë për të mposhtur 1-0 Malin e Zi në transfertë.
U bë më interesant se kurrë grupi H pas fitores 2-1 që Sllovakia arriti ndaj Rusisë me golat e Skriniar dhe Mak. Tjetër fitore për Kroacinë që mposhti 3-0 Maltën falë finalizimeve në pjesën e dytë të Perisic, Modric dhe Brekalo.
Top Channel