Basha: Rritje pagave të pedagogëve/ Fushata e kryetarit të PD në Korçë: Do të zhbëjmë ligjin për arsimin e lartë

31/03/2021 20:10

Në takimin me pedagogë të Korcës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri dy premtime kryesor, të cilat sipas tij do të ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin arsimor. Së pari rritja e pagave.

Basha: Është një turp i madh niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë. Dua t’ju garantoj se hapi i parë do të jetë që për universitetet publike do të nisim menjëherë me rritjen e pagave dhe vendosjen e pagës minimale. Rritje që do të vazhdojë për gjatë 4-vjeçarit dhe është e buxhetuar në planin tonë të punës

Zotimi i dyte i kryedemokratit ishte zhbërja e ligjit të arsimit te lartë.

Basha: Parimi parë dhe kryesor i ligjit të ri të arsimit të lartë që të hartohet ne konsulencë me grupet e interesit do jetë parimi i decitralizimit dhe autonomisë. Parimet s’ka pse i shpikim janë në Europë, mjafton t’i përshtasim.

Demokratët parashikojnë të dyfishojnë buxhetin për arsimin e lartë nëse vijnë në pushtet. Përkthyer ne shifra, në total sipas Bashës planifikohet një shtesë prej 75 milion euro. Rritja pagash kryedemokrati premton edhe për bluzat e bardha, por në familjen e një mjeku ne pension shqetësmi kryesor ishte situata e covid.

Basha: Çdo ditë këtë deklarojnë 1500, 2000, 3000 maksimumin i testimeve që kanë bërë ndërkohë që përllogaritet që numri real i infektimeve të jetë minimalisht 6 mijë apo 7 mijë. Dhe kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një faturë që shkon në dhjetëra milionë euro të nxjerra ose nga kursimet e fundit ose familje të zhytura në borxh. Një nga hapat e parë qe do hedhim paketë standarte rimbursimi pë rata që kanë kaluar covidin dhe sot janë në covid të dytë ekonomik dhe psikologjik…

Basha: Meqë s’kemi ceremonira do te shkoj direkte tek preference ime qe është lakrori I famshëm. ky me domate me qepe është i preferuari im,

Pasi shijoi lakrorin, Basha mbylli turin e takimeve ne juglindje më fermerët korcarë, të cilëve u ripërsëriti zotimin se qeveria e tij do tu japë 100 milion euro subvencione, ndërkohë mbështetje te fortë do ketë sektori i agroturzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA