Pavarësisht zotimit publik se nuk do merrej më kundërshtarin politik Lulzim Basha replikoi për akuzat Edi Ramës se BE po ndërhyn në fushatën elektorale
Basha: Me siguri e mbani mend edhe reagimin e kryeministrit në ikje që e akuzoi Evropën se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Por në fakt ne këtë kërkojmë, ne për këtë luftojmë. Jo vetëm që Evropa të ndërhyjë në punët e brendshme, por që Europa dhe punët tona të brendshme të shkrihen në një. ne do e fusim Shqipërinë ne BE.
Të rinjve të Korçës, kryedemokrati u premtoi se punësimi dhe kualifikimi i tyre do të jetë prioritet kryesor i qeverisë së tij .
Basha: Ciniku do të thotë ku do i gjesh lekët përgjigja është e thjeshtë, ne buxhetin e shqiptarëve aty ku i ke gjetur ti lekët për të pastruar oligarkët.
Basha u ndal në dy aspekte konkrete planit për punësimin e të rinjve.
Basha: Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re shqiptare do ketë mundësinë që online përmes një platformave më të njohura në botë amerikane, të mësojë pa paguar asnjë lekë 5 gjuhë të huaja, anglisht. Aspekti i dytë , si fillim online, pastaj përmes një kampusi të kombinuar, të pesë apo gjashtë universitete europiane, qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare në fusha për të cilat kanë nevojë të madhe tregu i punës i Europës.
Grumbullimet e militantëve nuk munguan as në takimet elektorale të kryedemokratit në juglindje të vendit.
Top Channel