Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 32.404 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.325 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,24 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 31.230, me 154 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Gjithashtu, 18.015 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,97 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 38,1 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 225.511 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.998.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 15,1 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,5 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 6,6 milionë dozat e dyta.
Top Channel