Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Paraqitjen e tyre të jashtme zakonisht ia atribuojnë metabolizmit, pra tretjes, por kjo sipas ekspertëve nuk është e vërtetë.
Sipas tyre, njerëzit që janë të dobët nuk kanë një metabolizëm më të shpejtë se ata mbipeshë. Përkundrazi, sa më trupmadh të jetë njeriu aq më shumë kalori do të djegë ai.
Metabolizmi i Njeriut
Metabolizmi bazë është një term që i referohet kalorive për të cilat ka nevojë çdo qelizë e trupit teksa qëndron pa lëvizur. Kaloritë janë të nevojshme për funksionet bazë të trupit, organet, muskujt, indet dhe për energjinë që duhet për shpërbërjen e ushqimeve që hamë. Për pasojë, njerëzit që kanë një masë më të madhe trupore djegin më shumë kalori.
Sipas ekspertëve, nëse dy njerëz me pesha të ndryshme qëndrojnë shtrirë në të njëjtin pozicion, personi me peshë më të madhe do të djegë më shumë kalori. Këto fakte biologjike shpjegojnë se përse njeriu arrin të humbasë disa kilogramë në fillim dhe më pas e ka të pamundur të vazhdojë me rënien nga pesha. Sipas të dhënave, ajo që ndodh është se kur pesha trupore bie, njeriu djeg më pak kalori.
Përbërja e Trupit Të Njeriut
Njerëzit me një masë muskulare më të madhe djegin më shumë kalori se njerëzit që kanë depozita dhjamore. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë një masë muskulare të madhe kanë një metabolizëm më të shpejtë. Njerëzit që kanë një masë më të madhe dhjamore kanë një metabolizëm më të ngadaltë.
Roli i Aktivitetit Fizik
Këshillohet se mënyra se si organizmi ynë djeg kaloritë ndikohet fort nga aktiviteti fizik. Niveli i këtij të fundit, përcakton jo vetëm sasinë e kalorive që kemi nevojë çdo ditë, por është edhe vendimtar për rënien nga pesha. Njeriu nuk arrin dot të kontrollojë faktorët genetikë që ndikojnë tek metabolizmi. Megjithatë duhet të keni parasysh që aktiviteti fizk është kryesor për përshpejtimin e metabolizmit dhe rënien në peshë./AgroWeb
Top Channel