Si u hoq baneri i Adem Jasharit/ Pak para ndeshjes me Anglinë, e dërguara e UEFA vuri ultimatum për FSHF

30/03/2021 01:55

Në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë në mungesë të pranisë së tifozerisë në stadiume në vendin tonë, grupi më i madh i mbështetësve të kombëtares, Tifozët “Kuqezi” kishin vendosur një baner të madh me 5 fugura të kombit shqiptar.

Mes tyre ishte dhe imazhi i Adem Jasharit, por pak përpara ndeshjes delegatja e UEFA-s e interesuar për imazhet e shfaqura, ka vendosur ta heq atë. Argumenti ka qenë që futbolli është një sport që përçon paqen.

Qeveria Europiane e Futbollit i ka kërkuar me ultimatum Federatës Shqitpare të Futbollit që të ndërhyjë dhe si rrjedhojë në ndeshje u shfaqën vetëm 4 imazhe dhe jo 5.

Një ditë më pas grupimi i tifozerisë Kuqezi ka reaguar nëpërmjet një komunikate ku e ka konsideruar të turpshëm këtë vendim duke akuzuar qarqet serbe që sipas tyre kanë ende ndikim të fortë brenda UEFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA