Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e fletës së votimit është shtyrë për nesër pasi anëtarët nuk ranë dakord për asnjërën nga tre opsionet e fletës së votimit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se do të risjellë aktin e plotësuar në mënyrë definitive se si duhet të jetë përmbajtja e fletës së votimit.
Kryetarja e Komisionit Rregullator tha se në momentin që Komisioneri tërheq aktin s’kanë se çfarë të diskutojnë.
“Shtyjmë seancën. Mendoj se duhet të mbyllim mbledhjen”, tha ajo.
Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji tha të që të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit, pasi sipas tij propozimi i fletës së votimit është kompetencë e Kryekomisionerit.
“ Të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit. Propozimi i fletës së votimit është kompetencë e Kryekomisionerit”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se mendon të kundërtën e asaj që thotë përfaqësuesi i PS-së.
Top Channel