Rama: Basha si Gjino/ “Larg qoftë Luli mitingun përmbyllës do ta bëjë te Shefqet Ndroqi”

30/03/2021 20:44

Fushata elektorale e coi kryesocialistin Edi Rama në Laç ku po procesin e rindërtimit, në Rrëshen ku ndoqi vaksinimin, në Mirditë për zhvillimin e agroturizmit ndërsa në Lezhë zhvilloi atë që e ka pagëzuar si Këndi i Fjalës.

Asnjë nga punët e bëra në lezhë nuk janë bërë sot për fushatë. Punët për plagët e tërmetit i kemi nisur që atë natë. Të rindërtojmë jo cic ishte më mirë se ç’ishte përpara tërmetit. Tërmeri dhe pandemia na thyen mandatin në mes për tu përballur me 2 sfida një mandate i jashtëzakonshëm. Pandemia godet njëherë 100 vjeç.”

 Sot po bëni vaksinimin për fushatë na thonë.  Sot ne bëjmë vaksinim masiv ndërsa të tjerët po bëjnë doza dhuratë. Ne e bëjmë këtë se bëjmë detyrën tonë se dimë ta bëjmë detyrën tonë. Dimë të jemi në lartësinë e sfidave.

Rama dha këto argument përse shqiptarët nuk duhet ta a çojnë votën në drejtimin e gabuar më 25 Prill.

 Ata krijojnë vatra investimi kudo. Më thoni një gjë që ata bënë. I ka ngel kënga liberalizim vizash u futëm në NATO. E vetmja vepër rruga e kombit që mund t’ja quajmë e lanë rrugëve, Më tregoni një shkollë. Më tregoni një spital që këta bënë. Ne mund t’ju tregojmë dhjetëra spitale dhe 100-ndra. As mos t’ju shkojë mëndja që rindërtimi vijon kështu nëse ata vinë në detyrë apo vaksinimi mos e çoni në mëndje.

Edi Rama, risolli personazhin kryesor të filmit “14 vjeç dhëndër”.

Basha si Gjino. Larg qoftë luli mitingun përmbyllës do ta bëj ke Shefqet Ndroqi”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA