Përplasja për mitingjet elektorale/ Rama ironizon: Basha, Fushatë infektimesh. Kundërpërgjigjet PD

30/03/2021 20:50

Pjesëmarrja masive e mbështetësve të PD në Fier e Roskovec, pa maska dhe duke mos respektuar distancimin social  në takimet elektorale të Lulzim Bashës , u përdorën nga kryesocialisti Edi Rama jo vetëm për të rritur ndërgjegjësimin por edhe për të ironizuar kryedemokotin.

O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmë teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”, tha Rama.

Lulzim Basha iu përgjigj Edi Ramës përmes dy reagimeve të zyrës së shtypit nga selia blu të cilat janë tërësisht politike dhe asnjë fjalë për mos-respektimin e rregullave anti-covid. Për PD ajo çka thotë Rama është keq-informim.

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po përpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarët shqiptarё,  qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike”, tha ai.

 

 

Top Channel