TIRANË – Top Channel ka siguruar pamjet ku Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala vrapon drejt vatrës së zjarri për të shpëtuar jetën e punëtorëve por vetë bllokohet në magazinë teksa luftonte për të shuar flakët.
Në video shfaqet e gjithë dinamika e ngjarjes, nga njoftimi që ai merr nga kolegët për zjarrin e deri tek nxjerrja jashtë e punëtorit të fundit, ndërsa më pas i gjithë ambienti mbulohet nga tymi.
Sapo ka marrë njoftimin për zjarr, 32-vjeçari i cili ishte shef i punonjësve të sigurisë në magazinë, vrapon për tu shkuar në ndihmë kolegëve. Më pas duke marrë bombolën e fikses të zjarrit është futur pranë vatrës së zjarri me shpresën për të neutralizuar flakët, por pa sukses.
Pamjet e fundit që shihen nga kamerat e sigurisë janë një numër i madh punonjësish të cilët shpëtohen nga 32-vjeçari por ai nuk duket në asnjë vend.
Trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor tre ditë pas rënies së zjarrit të mërkurën e kaluar. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës.
Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Kombit”, gjithashtu për familjen e tij u dha edhe një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh.
Top Channel