Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres tha se për t‘i dhënë fund pandemisë së COVID-19 ka nevojë për një plan të vaksinimit global dhe kërkoi nga SHBA-ja që të udhëheqë këtë plan
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se për t‘i dhënë fund pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka nevojë për një plan të vaksinimit global dhe kërkoi nga SHBA-ja që të udhëheqë këtë plan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guterres zhvilloi një video-konferencë me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Guterres vuri në dukje se ka mirëpritur përpjekjet që administrata e SHBA-së ka ndërmarrë mbi zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale.
Ai tha se SHBA-ja me rikthimin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën i ka dërguar mesazh shprese botës ndërsa pjesëmarrja e saj në Organizatën Botërore të Shëndetësisë është tregues i një solidarizimi të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.
Guterres tërhoqi vëmendjen se për t‘i dhënë fund COVID-19 ka nevojë për një plan global të vaksinimit. “SHBA mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Vendeve G20 i propozova formimin e një Task force të situatës emergjente për të zhvilluar dhe koordinuar këtë plan por është e pamundur që kjo të bëhet pa një udhëheqje efektive amerikane”, tha ai.
Top Channel