Muze për Sterjo Spassen/ Projekt shqiptaro-maqedonas në shkollën në Pustec ku mësoi shkrimtari

30/03/2021 12:27

Shkolla ku mësoi shkrimtari i njohur Sterjo Spasse në fshatin Gollomboc në Pustec është duke u kthyer në muzeun e parë të kësaj zone.

Një gravurë që mendohet se është bërë nga një nxënës i kësaj shkolle gati 1 shekull më parë ka ndihmuar për të bërë restaurimin e godinës së amortizuar duke ruajtur elementët e saj unike.

Ndërtesa e cila do të shërbejë si muze në nder të shkrimtarit i cili punoi e shkroi për edukimin e brezave është restauruar dhe pritet që të jetë gati brenda 2 muajsh ndërsa brenda saj do të qëndrojnë elemente dhe pajisje origjinale të përdorura nga vetë shkrimtari gjatë jetës së tij.

Fshati Gollomboc shtrihet buzë liqenit të Prespës e Pavarësisht pozicionit te tij mungesa e investimeve ka bërë që turizmi të mbetet pak i zhvilluar. Pas muzeut, Rikonstruksioni i sheshit kryesor,  rrugët me kalldrëm ndriçimi dhe rikonstruksioni i ndërtesave në qendër pritët të shtojë vizitorët për fshatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA