Stina e verës do të jetë shumë e nxehtë për Andrea Belottin. Sulmuesi i Torinos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, ka lënë pezull çështjen e rinovimit me klubin “granata”. Për 30-vjeçarin interesohen klube si Milani dhe Chelsea. Sipas medieve angleze, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ka piketuar pikërisht Belottin për sezonin ardhshëm.

Lazio ka hedhur sytë përtej oqeanit për të përforcuar repartin e avancuar. Në shënjestrën e bardhekaltërve ka përfunduar Santos Borre, i cili aktivizohet te River Plate.

Sulmuesit kolumbian i skadon kontrata në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit Italian do të bëjnë maksimumin për ta përfituar lojtarin me parametër zero. Por Lazio nuk është i vetmi klub që interesohet për 25-vjeçarin. Edhe Gremio, në Brazil, i ka ofruar futbollistit kontratë 4-vjeçare me pagë 2 milionë dollar në sezon.

Milani po projekton skuadrën për të ardhmen. Drejtuesit e klubit kuqezi vazhdojnë të ndjekin politikën e ndërtimit të ekipit rreth talenteve. Sipas medieve italiane, klubi nga Milanello ka piketuar 18-vjeçarin Jamil Siebert, i cili aktivizohet me Fortuna Dusseldorf në qendrën e mbrojtjes. Për mesin e fushës sytë e italianëve janë hedhur nga “ylli” 17-vjeçar, Vasco Walz, që aktivizohet me U-17 të Borussia Dortmundit, ndërsa për sulmin drejtuesit e Milanit kanë kohë që interesohen për 22-veçarin e Benficas, Darwin Nunez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA