Mbledhja për fletën e votimit/ Përfaqësuesi I PS-së: Të ndërpritet shqyrtimi nga ana Komisionit, është kompetencë e Kryekomisionerit

30/03/2021 19:06

Nis mbledhja e Komisionit Regullator për fletën e votimit që do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Në tryeze janë 3 variante. Dy modele me emrat e kandidatëve dhe një me numra.

Përfaqësuesi ligjor  i PS, Eridian Salianji tha të që të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit, pasi sipas tij propozimi  i fletës së votimit  është kompetencë e Kryekomisionerit.

“ Të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit. Propozimi  i fletës së votimit  është kompetencë e Kryekomisionerit”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së,  Ivi Kaso u shpreh se mendon të kundërtën e asaj që thotë përfaqësuesi i PS-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA