A do të kishte shpëtuar Arjan Sala nëse do ishin pajisjet e duhura? Ja si përgjigjet kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve

30/03/2021 10:17

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami ka folur për zjarrin në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala.

Në “Wake Up”, Bajrami deklaroi se nuk kanë pajisjet dhe as veshjet e duhura për të përballuar situata të vështira.

“Rrobat zjarrduruese janë për një zjarr banese, për një zjarr në ambiente të jashtme që e durojnë zjarrin deri në një pikë. E kam ngritur edhe më parë si mungesë. Rrobat që ne kemi është njësoj si ato që ke një mish ta mbështjellësh me letër alumini ta fusësh në furrë.

Kamerat termike ne nuk i kemi pasur kurrë. Bombolat tona arrijnë deri në 20 minuta të durojnë dhe oksigjeni vjen shumë i ngrohtë kur ka temperatura të larta.

Ne marrim kompresorë dhe kompromojmë ajrin me bombola. Kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk është zgjidhje. Vendos kompresorët, ndërron bombolat”, deklaroi Bajrami.

I pyetur nëse do kishin pajisjet e duhura, gjërat do kishin shkuar ndryshe për Arjan Salën, ai u shpreh: “Them se po. Shpimi i soletës nga lart me aparatura të posaçme dhe të mbushej magazina nga sipër me shkumë, me ujë, me shkumë do të ishte efikase.

Të paktën nuk do kishim përfunduar kështu, tre ditë duke fikur një zjarr. Trupi i njeriut ka një veti që asimilon menjëherë dioksidin e karbonit. Zjarrfikësit kanë punuar 24 orë pa ndërprerje”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA