Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino tha mbrëmjen e sotme në një lidhje me skype në Open se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të rënë pas vaksinimit.

Ajo theksoi se janë raportuar dy raste pak të rënda si fryrje e buzës dhe efekte të mesme e të lehta. Bino u shpreh se brenda 12 ditësh vendi ynë të kapë vaksinimin e 12 % të popullatës.

“Vaksinimi është i kombinuar në qendra vaksinimi, shkolla, qendra shëndetësore në vend. Kjo është një përpjekje e madhe se jemi në garë me kohën, brenda 12 ditësh mund të kapim vaksinimin e 12 % të popullatës. Po ecën me ritme të mira.  Nëse një qytetari i ofrohet vaksina, ai mund ta zgjedhë në momente të caktuara, në varësi të kushteve shëndetësore. Në përgjithësi përgjigja ka qenë pozitive për të marrë vaksinën. Për mësuesit ishte fati i keq se u bë në fillim të fushatës, diskutimi, por një pjesë u kthyen për tu vaksinuar. Ndërsa përgjigja e pedagogëve ka qenë masive. Dua të sqaroj që deri tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor të rëndë. Dy raste pak të rënda si fryrje e buzës, ka pasur efekte të mesme e të lehta”, tha Bino.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA