Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë sot vaksinën antiCOVID-19, AstraZeneca.

Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se Kurti do të vaksinohet sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë në orën 16:30.

Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës, më 28 mars në Kosovë kanë arritur vaksinat e para antiCOVID-19 si pjesë e programit COVAX. Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Ndërsa, në sallën “1 tetori” që nga mëngjesi i sotëm janë duke u bërë përgatitjet për të filluar vaksinimin.

Top Channel