Skandal me listat për deputetë/ Gazetaret e Fiks Fare kandidate në Tiranë dhe Berat

29/03/2021 23:52

Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për deputetë nën logon e Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë pa qenë asnjë ditë anëtare e kësaj partie.

Këtë koalicion e përbëjnë Katër parti. Si pjesë të kësaj aleance, Fiksi intervistoi Selami Jenisherin, aktualisht deputet dhe kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ky i fundit që në takimin e parë me bashkëpunëtoren e Fiksit i propozoi asaj, ta bëjë kandidate për deputete të partisë së tij.

Pas këtij takimi, vijuan edhe shumë takime të tjera. Gazetarja e Fiksit u prezantua pranë koalicionit, dhe vetëm pak ditë më vonë plotësoi edhe formularin e kandidimit për deputete pranë zyrave të Kuvendit, me ftesë të koalicionit ku është pjesë edhe partia e deputetit Selami Jenisheri.

Nuk kaloi shumë, kur deputeti Jenisheri i kërkon gazetares së Fiksit që u kandidua për deputete, një tjetër shoqe që ta vendosë në listë. Që në takimin e parë edhe gazetares tjetër të Fiksit ai i kërkoi menjëherë të dhënat për të plotësuar formularin e kandidimit. Të dyja “kandidateve” u premtoi që do të punonte fort për t’i bërë deputete.

Më datë 23 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat për deputet të koalicionit ABOEK. Bashkëpunëtoret e Fiksit ishin pjesë e kësaj liste, si kandidate për deputet të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë, Përkatësisht në qarqet Tiranë dhe Berat. Në qarkun e Tiranës gazetarja e Fiksit ishte e 15-ta në listën shumë emërore te koalicionit ABEOK, ndërsa gazetarja tjetër e Fiks Fare është e 4-a në listën e kandidatëve për deputetë.

Menjëherë pas këtij miratimi zyrtar, Fiksi intervistoi deputetin Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ai deklaroi se këto kandidate i njihte prej vitesh, madje e kishin ndihmuar të ndërtonte edhe programin e partisë së tij.

Ai i bën thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatet që ai ka zgjedhur, pasi del vet garant për pastërtinë dhe integritetin e figurës së tyre duke i “shitur”si figura shumë të rëndësishme dhe me kontribut të çmuar në partinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA