Boksierja gjermane Cheyenne Hanson tregon fryrjen e tmerrshme në kokë që ka pësuar pas duelit me ukrainasen Alina Zaitseva, i cili u mbyll parakohe kësaj fundjave.
23 vjeçarja Hanson mori fitoren me pikë pasi përplasi kokën me Zaitseva, çka i shkaktoi një hematomë groteske dhe solli mbylljen e duelit.
21 vjeçarja Zaitseva kishte lajmëruar disa herë gjatë ndeshjes për plagën e rëndë, derisa më në fund doktorët e ringut ndërhynë për t’i dhënë fund përballjes, teksa plagët e Hanson përkeqësoheshin.
“Ia dola, Jam kampionia gjermane e BDB”, shkruante Hanson në rrjetet sociale së bashku me foton e enjtjes së saj të frikshme.
Hanson liston në profilin e saj fitore në disa kompeticione evropiane të ‘kickboxing’ ndërsa me fitoren e fundit përmirëson raportin pozitiv në 7 me 1.
Top Channel