Ligjvënësit Nju Jorkez ishin të një mendjeje: Marijuana në këtë shtet amerikan duhet të shitet tani për moshat mbi 21 vjeç e do të lejohet dhe mundësia për ta kultivuar në shtëpi.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo autorizoi ligjin që i jep dritë jeshile përdorimit rekreativ të hashashit, dhe ligjvënësit pranuan të finalizonin zyrtarisht ujdinë e legalizimit, e cila përpos të tjerash pritet të sjellë në arkën e shtetit deri në 350 milionë dollarë në vit.
‘Shumë njujorkeze janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, deklaroi Cuomo’. Por kjo gjë tani do të marrë fund, shtoi ai duke nënvizuar se me firmën e vet, do ta kthejë masën në ligj. Nju Jorku bëhet kështu shteti i 14-të amerikane që shkon drejt legalizimit rekreativ të marijuanës.
Legjislacioni do të krijojë automatikisht edhe mundësinë e rishikimit të dënimeve të mëparshme për marijuanë. Sipas Aktit të Rregullores dhe Taksave të Marijuanës në shtetin New York, deri në 85 gramë kanabis do të lejohen në zotërim. I gjithë kanabisi rekreativ do të ketë një takse shitjesh prej 13%, 9% nga të cilat i shkojnë shtetit dhe 4% autoriteteve lokale.
Top Channel