Mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur ditën e sotme.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema në këtë mbledhje, kjo erdhi pas takimeve që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani.

Në seli të LDK-së janë parë duke hyrë anëtarët e kryesisë Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Xhafer Tahiri, Faton Bislimi, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Besian Mustafa, Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.

Top Channel