Një organizatë bamirëse do të paguajë kredinë e oficerit Eric Talley, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një shkëmbimi zjarri me agresorin 21 vjeçar që hapi zjarr në një supermarket në Boulder të Colorados.
Tunnel to Towers Foubdation u krijua pr të ndihmuar familjet e efektivëve që mbërrijnë të parët në vendngjarje e humbin jetën duke mbrojtur të tjerët. Ajo ka marrë përspër të shlyejë të gjithë borxhet e Talleyt, për të ndihmuar kështu familjen e tij.
Polici kishte 7 fëmijë dhe ishte burimi kryesor i të ardhurave. “ ai nuk mendoi për veten kur nxitoi të mbërrinte sa më shpejt në vendngjarje për të shpëtuar të tjerët, pa e marrë parasysh rrezikun që kanosej”, tha për Fox and Friends themeluesi i fondacionit, Frank Siller.
Sillet vetë e ka një tragjedi të ngjashme në familje. Vëllai i tij, Stephen, zjarrfikës në Neë York, vdiq në sulmet e 11 shtatorit. Talley ishte polici i parë që mbërriti në marketin King Soopers ku Ahmad Al Aliwi Alissa vrau 10 vetë. Kur hynë në dyqan, kolegët e tij e gjetën efektin në tokë ndërsa një plumb e kishte goditur në kokë. I ati i Talleyt, rrëfeu me pas se I biri kishte një diplomë masteri në shkenca kompjuterike dhe po trajnohej për të qenë operator dronësh.
Top Channel