Kosova merr 24 mijë vaksina/ Covax dërgoi sasinë e parë. Do nisë vaksinimi i mjekëve

29/03/2021 12:19

Pritjeve të Kosovës për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit u erdhi fundi.

Kontingjenti i parë me 24 mijë doza të Astra zenecas donacion nga Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka arritur në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se të parët do të vaksinohen stafi mjekësor nga Klinika Infektive në QKUK.
Sipas informacioneve, vaksinimi i tyre do të nis pasditen e së hënës në sallën 1 Tetori në kryeqytet.

Kontingjenti tjetër ministri Vitia ka thënë se presin të vjen nga Bashkimi Evropian përmes 650 mijë dozave Pfizer për Ballkanin Perëndimor.

Por, në mungesë të vaksinimit masiv, Vitia ka thënë se duhet të shtohen masat.

Në anën tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se po bëjnë përpjekje për të siguruar vaksina të tjera.
Imunizimi i popullatës pritet të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë përshin vaksinimin e 54 mijë personave apo 3 përqind e popullatës, në të cilën hyjnë stafi mjekësor, banorët dhe punëtorët shëndetësor në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Top Channel