Kompania kineze do prodhojë mbi 60 milionë doza vaksine Sputnik V

29/03/2021 16:39

Kompania kineze “Shenzhen Yuanxing Gene-tech” do të prodhojë mbi 60 milionë doza të vaksinës ruse kundër COVID-19,  Sputnik V.

Sipas Anadolu Agency, Fondi Rus i Investimeve Direkte, RDIF thotë se marrëveshja mbi këtë tashmë është nënshkruar, ndërsa prodhimi fillon në maj.

Rusia është vendi i parë që regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit për përdorim publik.

Vaksina Sputnik V jepet në dy doza dhe mund të kombinohet me antigjene të tjera, përfshirë ato që përdoren kundër gripit. Dallimi në doza është lloji i adenovirusit që përdoret për të shpërndarë vaksinën në qeliza.

Revista mjekësore The Lancet raportoi se rezultatet paraprake të hulumtimit të fazës 3 të Sputnik V treguan efikasitet prej 91,6 për qind me dy doza të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA