Foto ilustruese

Një 65 vjeçar është plagosur nga djali i tij në mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti tregoi për KosovaPress se të dielën mbrëma 65 vjeçari ka kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari mbetet në kërkim, ndërsa rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “lëndim trupor”.

“Gjatë  natës në Mitrovicë,  është raportuar  një rast  “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull  rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tije. Viktimës  i është ofruar tretman mjekësor, sipas  mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë”, tregoi Zahiti.

Top Channel