Çasti i ëmbël i xhirafës që kullot me këlyshin e saj, mes fituesve të kompeticionit botëror të fotografisë

29/03/2021 17:02

Një imazh mahnitës i një xhirafe që kullot me këlyshin e saj në rezervatet natyrore afrikane, ishte mes fituesve të një kompeticioni te njohur global fotografie.

Fotoja e titulluar ‘Dashuria mes nënës ë birit’ ishte mes fituesve të konkurrimit “Fotografia është dritë”.

Mes 66 finalistëve nga e gjithë bota – shumica ishin mrekulli të botës natyrore.

Çmimi kryesor i shkoi Francisco Negroni për foton e pabesueshme të vullkanit Calbuco në shpërthim mes rrufeve, gjatë një stuhie në vendin e tij Kili.

Fotoja e tij mori çmimin e madh, si dhe atë të kategorisë së panoramës.

Kompeticioni i famshëm është i ndarë në kategoritë e – Panoramave, natyrës, akritekturës, njerëzve, foto-gazetarisë dhe artet e bukura.

Në galerinë e mëposhtme janë disa  nga fotot që tërhoqën më shumë vëmendjen e gjyqtarëve, si dhe përshkrimet e tyre …

FOTO GALERI
1/14
Një imazh mahnitës i një xhirafe që kullot me këlyshin e saj në rezervatet natyrore afrikane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA