80-vjeçarët po marrin vaksinat/ Mjekët e familjes po i lajmërojnë! Askush nuk ka hezituar të vaksinohet

29/03/2021 20:01

Të moshuarit mbi 80 vjeç e  aplikojnë vaksinën anticovid nëpër qendra shëndetësore.

Në qendrën  shëndetësore më të madhe në Tiranë, ajo që mbulon të gjithë Tiranën e re ka pasur  shumë interes për tu vaksinuar. E vetmja vështirësi për 80-vjeçarët jo vetëm në këtë qendër por  pothuajse  në të gjitha qendrat shëndetësore  janë shkallët që duhet të ngjisin

Të dielën kur nisi vaksinimi me Sinovac janë vaksinuar vetëm në këtë qendër  200 persona ndërkohë që gjatë paradites të së hënës ishin vaksinuar 70 të moshuar dhe askush nga ata që janë kontaktuar,  nuk ka hezituar.

Dr.Berberi i qetëson të gjithë ata të cilët mund të kenë manifestuar ndonjë temperaturë pas vaksinës.

Por çfarë ndodh me ata persona që duan të  vaksinohen por nuk dinë kush është mjek i tyre i familjes?

Nëpër qendra shëndetësore gjithçka është e mirë koordinuar pasi u caktohet  dita dhe ora në mënyrë që të moshuarit të mos presin në radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA