Procesi  i vaksinimit kundër Covid 19 po vijon dhe në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Qendrën Shëndetësore në Kombinat.

Edhe në Qendrat Shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi procesi ka ecur normalisht dhe besojmë që do të kapim targetin e vendosur. Kryesisht në qendra shëndetësore kemi pasur të moshuarit mbi 80 vjeç“, deklaroi Manastirliu.

Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar, shkruan në njoftimin për shtyp, Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA