Vaksinimi masiv me Sinovac, përgjegjësja e programit të vaksinimit kombëtar: E lehtë për t’u përdorur dhe ruajtur
28/03/2021 11:05
Vaksinave anti Covid, që shqiptarët po marrin, tashmë iu shtua dhe vaksina kineze, Sinovac.
Lidhur me dyshimet për këtë vaksinës, ka folur përgjegjësja e programit të vaksinimit kombëtar, Erida Nelaj. “Është e lehtë në përdorim. Duhet të merren dy doza, një tani dhe një pas një muaji e pak” është shprehur ajo.
Vaksinimi në shesh do të vijojë paralelisht me vaksinimin në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Qytetarët janë njoftuar nga mjeku i familjes për të marrë vaksinën.
Në sheshin “Skënderbej”, janë vendosur 2 çadra të mëdha, ku në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura, që do të jenë të gadishmëri për çdo rast.
Top Channel