Rritet në 141 numri i vrarëve në ditën më të përgjakshme të protestave në Mianmar

28/03/2021 03:20

Në Mianmar ka ndodhur goditja më e dhunshme kundër protestuesve pro-demokracisë sot kur regjimi ushtarak në pushtet tregoi forcën e tij në Përvjetorin e Forcave të Armatosura.

Junta, në një mesazh televiziv të premten në mbrëmje, paralajmëroi protestuesit për rrezikun e goditjes në kokë dhe shpinë nëse vazhdojnë demonstratat kundër grusht shtetit. Protestuesit, megjithatë, kundërshtuan kërcënimin e juntës dhe dolën në rrugë në qytete anembanë vendit, duke u përballur me shtypjen e dhunshme nga forcat e sigurisë.

Sipas raportimeve të mediave, grupeve vullnetare dhe dëshmitarëve të vrasjeve, më shumë se 140 persona u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë në të gjithë vendin. Myanmar Now, media kryesore e lajmeve në vend, njoftoi se janë verifikuar vdekjet e 141 civilëve në 44 qytete në tetë nga 15 rajone.

Yangon dhe Mandalay, dy qytetet më të mëdha dhe qendrat më të rëndësishme tregtare të vendit, ishin më të goditurat me 23 dhe 29 vdekje, sipas vlerësimit nga Myanmar Now.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA