Organizatat e bamirësisë apel Johnsonit: Dhuro vaksinat, tani!

28/03/2021 11:52

Një grup organizatash bamirëse po i kërkojnë kryeministri britanik të qartësojë se sa doza vaksine anti Covid, Britania e madhe është e gatshme t’i dhurojë vendeve më të varfra.

Ato po i kërkojnë Boris Johnsonit të nisë që tani dhurimin e vaksinave përmes skemës COVAX. Kjo skemë synon të ofrojë vaksina për vendet me të ardhura të pakta dhe të ulëta. Qeveria tha se do të ndajë pjesën më të madhe të vaksinave tepricë kur ato të jenë të disponueshme.

Britania e Madhe, që ka porositur 400 milionë doza vaksine dhe do t’i teprojnë jo pak, ka thënë se do t’ia dhurojë tepricat vendeve të varfra. Këto të fundit varen kryesisht nga skema COVAX dhe shumë prej tyre ende nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine.

Në Britaninë e Madhe, më shumë se 29 milionë britanikë e kanë marrë një dozë të parë vaksine. Në një letër të tyren, organizatat bamirëse thonë se Britania e Madhe është një nga blerësit më të mëdhenj të vaksinave për frymë dhe do të ketë më shumë se 100 milionë doza tepër. Ndaj grupi i kërkon vendit të fillojë dhurimin e menjëhershëm të këtyre dozave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA