E dhunuan dhe i morën lekët e xhiros pronarit të një biznesi në Tiranë, arrestohen autorët Të moshuarit 70 deri 79 vjeç kanë nxituar drejt Sheshit Skënderbej këtë të dielë, ku ka nisur vaksinimi masiv në të gjithë vendin.
Mjafton të ishte kontaktuar mjeku i familjes dhe në çadrën që i përket qendrës shëndetësore paraqitesh për disa të dhëna rreth shëndetit e më pas injektohet vaksina kineze Sinovac e cila është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore .
Në ndihmë të bluzave të bardha ka edhe infermierë dhe mjekë nga Forcat e Armatosura.Në ditën e parë duket se gjithçka ka qenë e organizuar mirë pasi mjeku i familjes koordinon ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i moshuari. Po çfarë ndodh kur nuk e di kush është mjeku i familjes?
Në Sheshin Skenderbej janë planifikuar të kryhen 1000 vaksina në ditë dhe ndonëse në ditë me diell Sinovac nuk riskon nga temperaturat thonë specialistët.
Në Tiranë u vaksinuan rreth 3000 të moshuar gjatë ditës së dielë , 1000 në Sheshin Skënderbej dhe pjesa tjetër nga qendrat shëndetësore ndërkohë që në të gjithë vendin synimi ishte 10 mijë vaksina.
Top Channel