Ndryshim total, Edy Reja përzgjedh formacionin anti-Angli

28/03/2021 15:45

Shqipëria zbret sot në fushë kundër Anglisë pa presion, të vetëdijshëm se nuk janë favoritë, kjo është një përballje ku vështirë ti vendosësh kombëtares një objektiv fiks.

Trajneri Edy Reja është kritikuar shumë, me të drejtë ose jo, për skemën që aplikon, moduli 3-5-2 nxjerr nga roli ose lë në stol disa titullarë të rëndësishëm, si Myrto Uzuni.

Ndaj Anglisë, tekniku italian ka vendosur të hedh në fushë një formacion ndryshe, një skemë e re në rreshtimin fillestarë por që gjatë rrjedhës së lojë mund të ndryshojë.

Formacionet

Italiani ka vendosur që këtë sfidë, me prestigjiozen e grupit, të luajë me këto lojtarë nga minuta e parë këto lojtarë, të vendosur në skemën 4-3-3
Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja

Top Channel