Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, vihen në pranga tre kolumbiane në Tiranë Një mikrobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në në lagjen “1 Maji në qytetin e Vlorësl pasi në oborrin e një banese ka rënë zjarr.
Flakët kanë përfshirë edhe një makinë që ishte parkuar pranë tij.
Top Channel ka siguruar pamjet e mjeteve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.
Mikrobusi është djegur në pjesën më të madhe të tij, ndërsa makina tip ”Pegeot” është shkrumbuar në pjesën e pasme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Vlorë
Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel