
25/02 22:31
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar SMS-në e një qytetari.
Në një foto shfaqet kreu i PD-së duke zhvilluar fushatë, ku qytetarët janë grumbulluar dhe nuk respektohen masat anti-COVID, ndërsa në foton tjetër është sheshi “Skënderbej” ku po realizohet vaksinimi masiv i qytetarëve.
Qytetari shkruan se PS po bën vaksinim masiv dhe PD po bën infektime masive.
“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv“’, shkruan Rama.
Top Channel